Merret vesh se nuk ka asnjë biletë më, rreth 4000 janë shitur për ndeshjen finale të Final 8 Kupës së Kosovës, që luhet sot mes Z Mobile Prishtinës dhe Rahovecit.
“Finalja historike Rahoveci- Z Mobile është në ora 17:00, shikuesit janë në rend për bileta, historia e klubit dhe të qytetit është me fitoren e gjysëmfinales ndaj Ponte Prizrenit... e sot vuloset me fitoren e Rahovecit dhe Kupa e Kosovës mbetet në Rahovec.
Taksa e Ramushit mund të eliminohet, por fitorja e Rahovecit është 200% e pakontestueshme. Sepse e meriton Rahoveci. NBA tash e tutje do të përjetohet vetëm në Rahovec, kryeqendër të Anadrinisë pjellore”, shkruan gazetari i njohur sportiv Shaip Shala.