Prishtina fuqi për Penzën, fiton Kupën

Basketboll

Prishtina fuqi për Penzën, fiton Kupën

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 16:29
Prishtina fuqi për Penzën, fiton Kupën

Prishtina pa asnjë problem triumfoi në finalen e Final 8 të Kupës së Kosovës në basketboll. Ato e mposhtën me rezultat 81:51 (27:5, 19:14, 14:18, 21:14) Penzën nga Peja, e cila u zhvillua në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec. Prishtina mbrojti trofeun e fituar një vit më parë apo është trofeu i 11-të i pasluftës.

Çereku i parë ka qenë fatal për pejanet të cilat nuk shënuan më shumë se pesë pikë! Prishtina menaxhoi lojën më shumë se sukses edhe e përfunduan me rezultat 27:5 dhjetëminutëshin e parë. Një epërsi e thellë dhe që i dha qetësinë në vazhdim të lojës.

Trajneri Fidan Shatri ishte komod dhe në asnjë moment në presion të rezultatit. Në minutën e 20-të, Prishtina thellon epërsinë në 27 pikë (46:19) e cila ishte shkatërruese për Penzën. Çerekët e fundit u karakterizuan me një lojë të mirë bardhekaltrat nuk e kishin at ritmin e dy çerekëve të parë, pasi që kishin epërsinë e thellë dhe pejanet nuk kishin forcë për të bërë më shumë. Prishtina triumfoi me rezultat bindës 81:51 dhe tani synojnë edhe titullin e kampionit.  

Irma Konjusha ka qenë më e mira, duke shënuar 21 pikë, e ndihmuar nga Ermelinda Shatri me 16 pikë, të cilat kontribuuan në fitoren e thellë të Prishtinës, kurse Tringa Ukaj ishte më efikasja me 17 pikë te Penza.

Penza-Prishtina  51:81

Penza: Luci 4, Dema, Berani, Kastrati, Ukaj 17, Devolli, Zeka 9, Berisha 4, Atashi, Halitaj 13 dhe Gjuka 4.

Prishtina: Rexhaj, Shatri 16, Hashani 2, Kamerolli 4, Hasani 2, Konjusha 21, Martinaj 6, Daci 10, Williams 4, Rushiti 4, Karavidaj e Farfar 12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat