Z Mobile Prishtina ‘shkel’ Rahovecin, rrëmben Kupën e Kosovës 

Basketboll

Z Mobile Prishtina ‘shkel’ Rahovecin, rrëmben Kupën e Kosovës 

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2019 Në ora: 19:21
Z Mobile Prishtina ‘shkel’ Rahovecin, rrëmben Kupën e Kosovës 

Z Mobile Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në basketboll. Prishtina shënoi fitore bindëse me rezultat 96:60 (21:14, 27:18, 26:19, 22:9) ndaj Rahovecit, në finalen e Final 8 të Kupës së Kosovës, e cila u zhvillua në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec.  Basketbollisti më i mirë në vendin tonë, Dardan Berisha, ashtu si di ai edhe e udhëhoqi Z Mobile Prishtinën drejt fitores dhe drejt Kupës së Kosovës.

Prishtina u dëshmua skuadër shumë më e mirë dhe pa ndonjë telashe edhe ngadhënjeu. Faktikisht ka qenë edhe favorite e madhe në letër ashtu edhe ndodhi në praktikë. Në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, mbi 3000 shikues i dhanë një shije të veçantë kësaj loje. Festë basketbolli, atmosferë brilante ashtu si i ka hije një finale të madhe.

ImageSpektakël i vërtetë në palestër, lojë e mirë, por mungoi rivaliteti për shkak se bardhekaltrit treguan fuqinë e lideri të kampionatit, por në anën tjetër e një skuadre mirë të organizuar dhe me individ që bëjnë diferencën. Berisha prej më të mirëve me bashkëlojtarë të tjerë, në dhjetë minutat e parë e ngritën epërsinë në shtatë pikë (21:14), por çereku i dytë ka qenë edhe më i frytshëm, duke i dhënë një epërsi komode ekipit nga kryeqyteti. Në minutën e 20-të, Prishtina në epërsi me 16 pikë (48:32), në anën tjetër Rahoveci nuk e kishte fuqinë që t’i vihej në ballë lojtarëve siç është Berisha.  Në çerekun e tretë, Prishtina vazhdon me të njëjtin ritëm duke e thelluar edhe më shumë epërsinë dhe fikur shpresat e rahovecianëve për ndonjë rezultat të favorshëm. Në minutën e 30-të, 74:51 shënon rezultati në semafor, 23 pikë epërsi për Prishtinën dhe gjithçka e qartë.
Image

Rahoveci i dorëzuar, kurse Prishtina luante me qetësi dhe nuk ndjen më asnjë lloj presioni apo rrezikut të fitores së saj. Një lojë e mençur e Prishtinës, një fitore bindëse dhe një sukses i madh, kurse Rahoveci lëshoi rastin e artë apo historik, që të stoliset me Kupën e Kosovës, për herë të parë në historinë e tyre.  Prishtina shënoi fitore me rezultat 96:60 ndaj Rahovecit dhe është Kupa e 14 që e fitojnë deri me tash që nga periudha e vitit 1991. Dardan Berisha ka qenë hero i fitores me 23 pikë, i ndihmuar nga  Rodney Bullock me 21, ndërsa te Rahoveci Fred Richardson ka qenë me efikasi me 26 pikë.

Image

Z Mobile Prishtina-Rahoveci    96:60
Palestra sportive “Mizahir Isma” në Rahovec.
Shikues: 3000.
Gjyqtarë: Daut Mehmeti, Elldin Uglari e Elion Obërtinca.
Prishtina: Berisha 22, Tmusic 7, Boukichou 13, Myles 10, Bashir 14, Azemi 4, Rugova, Bunjaku 2, Ismajli 3, Bullock 21, Armstad e Krasniqi.
Rahoveci:Richardson 26, Qallaku 12, Grapci 4, Minnis 7, Washington 4, Juniku, Krasniqi, Ejupi, Stanback 7, Koshi, Rexha e Selmancena.

Fituesit e Kupës së Kosovës ndër vite:

1991/92 Vëllaznimi

1992/93 Trepça

1993/94 Peja

1994/95 Peja

1995/96 Vëllaznimi

1996/97 Peja

1997/98 – garat janë ndërprerë

1999/2000 Trepça

2000/01 Bashkimi

2001/02 Prishtina

2002/03 MEB Prishtina

2003/04 Trepça

2004/05 Sigal Prishtina

2005/06 Sigal Prishtina

2006/07 Sigal Prishtina

2007/08 Sigal Prishtina

2008/09 Sigal Prishtina

2009/10 Sigal Prishtina

2010/11 Peja

2011/12 Trepça

2012/13 Sigal Prishtina

2013/14 Sigal Prishtina

2014/15 Peja

2015/16 Sigal Prishtina

2016/17 Sigal Prishtina

2017/18 Sigal Prishtina

2018/19 Z Mobile Prishtina

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat