Harden shkëlqen në fitoren e Rockets përballë Celtics - Bota Sot
Harden shkëlqen në fitoren e Rockets përballë Celtics

Basketboll

Harden shkëlqen në fitoren e Rockets përballë Celtics

Më: 4 mars 2019 Në ora: 11:58
Harden shkëlqen në fitoren e Rockets përballë Celtics

Një tjetër paraqitje e jashtëzakonshme e yllit të Houston Rockets.

Të dielën në mbrëmje në NBA janë zhvilluar plot tetë takime, ku spikati përballja mes Boston Celtics dhe Houston Rockets.

Protagonist kryesor në këtë ballafaqim ishte James Harden me 42 pikë në fitoren 115-104 të teksanëve pikërisht në parketin e Celtics.

Statistikave tashmë normale të Harden u shtohen 32 pikët e Eric Gordon. Për Rockets kjo ishte fitorja e pestë radhazi dhe e 38-ta sezonale.

Në “Chesapeake Energy Arena” arrin të triumfojë Oklahoma City Thunder ndaj Memphis Grizzlies me rezultatin 99-95.

Ndeshje e mirë për Russell Westbrook, që shënoi 22 pikë, i ndihmuar edhe nga Dennis Schroeder me 17 pikë, ndërsa për Grizzlies nuk mjaftoi paraqitja mbresëlënëse e Avery Bradley, që realizoi në total 27 pikë.

Ndeshje tepër interesante ishte edhe ajo mes Detroit Pistons dhe Toronto Raptors e cila u fitua nga vendasit vetëm pas vazhdimeve me rezultatin final 112-107.

35 pikë realizoi Kyle Lowry për kanadezët, por që në fund nuk patën vlerë, kurse 27 pikët e Blake Griffin të Pistons ndihmuan skuadrën e tij të merrte një fitore shumë me rëndësi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...