Ky është viti i katërt radhazi që FBK e organizoi Kuvendin e Punës

Basketboll

Ky është viti i katërt radhazi që FBK e organizoi Kuvendin e Punës

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:08
Ky është viti i katërt radhazi që FBK e organizoi Kuvendin e Punës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Kuvendin Komunal në Rahovec e ka mbajtur Kuvendin e Punës. Të pranishëm ishin 33 nga 42 delegatë sa numëron Kuvendi i FBK-së. Rendi i ditës përbëhej nga këto pika: Miratimi i procesverbalit nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm i mbajtur më 05.04.2018; Raporti i Punës; Raporti Financiar dhe i Auditimit; Plani i Veprimit për vitin 2019; Draft-Buxheti për vitin 2019.  Numri një i FBK-së, Arben Fetahu para delegatëve të pranishëm prezantoi në detaje të gjitha raportet të cilat u votuan pa asnjë vërejtje, njëjtë sikur edhe Plani i Veprimit dhe Draft-Buxheti i vitit 2019 që u votuan pa asnjë vërejtje. Ndërkaq në pikën të ndryshme, kryetari Fetahu njoftoi delegatët për vendin vakant të lënë nga ai në Bord pas zgjedhjes kryetar i FBK-së dhe me këtë rast ai e propozoi Alban Ramën nga KB Rahoveci për anëtar të Bordit të FBK-së deri në mandatin që zgjat deri në vitin 2020, i cili u votua nga të gjithë delegatët e pranishëm. Duhet theksuar se ky është viti i katërt radhazi që FBK e organizon Kuvendin e Punës në qytetin ku edhe organizohet Final 8 Kupa e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat