Nakiq: Të shikosh basketboll në Rahovec...

Basketboll

Nakiq: Të shikosh basketboll në Rahovec...

Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:09
Nakiq: Të shikosh basketboll në Rahovec...

Në kuadër të Final 8 të Kupës së Kosovës që është zhvilluar në Rahovec prej 27 shkurt deri më 3 mars janë mbajtur edhe dy aktivitete për gjyqtarë të basketbollit nën organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe FIBA-s.

Bëhet fjalë për FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s dhe për FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj.

Krahas tre gjyqtarëve nga Kosova në FIBA Kampin për Gjyqtarët Potencial për Thirrje të FIBA-s kanë marr pjesë edhe 1 gjyqtar nga Sllovenia, 2 nga Franca, 1 nga Kroacia, 1 nga Maqedonia dhe 1 nga Turqia.

Gjyqtarët në fjalë e kanë ndarë drejtësinë në Final 8 të Kupës së Kosovës, ndërsa kanë qenë të vendosur në Gjakovë, ku edhe e kanë kryer pjesën teorike të këtyre aktiviteteve, ndërsa në FIBA SCOD Kampin për gjyqtarët e rinj  kanë marr pjesë vetëm gjyqtarët nga Kosova.

Të gjitha këto aktivitete kanë qenë nën mbikëqyrje të FIBA Evropës. Kjo e fundit e ka pasur përfaqësuesin e saj të pranishëm në kuadër të Final 8, drejtorin e Departamentit të Gjyqtarëve në FIBA Evropë, Davorin Nakic, i cili është shprehur i mahnitur me organizimin e Klinikave për gjyqtarë, por njëkohësisht edhe me organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës nga KB Rahoveci nën mbikqyrje të FBK-së.

“Me të vërtetë është gjithnjë kënaqësi të jesh në Kosovë dhe të jesh i pranishëm në Klinikat për gjyqtarë që organizohen nga FBK dhe mund të them se organizimet e Klinikave nga FBK janë shembull jo vetëm për rajonin, por edhe për Federatat tjera në Evropë.

Federata e Basketbollit të Kosovës është duke e bërë një punë të shkëlqyeshme në përgjithësi, dhe kjo gjë po theksohet në shumë takime në kuadër të FIBA Evropës. Ne jemi shumë të kënaqur me bashkëpunimin që e kemi me FBK-në dhe me punën që kjo Federatë po e bënë.

Palestra në Rahovec është dëshmia më e mirë që basketbolli në Kosovë vazhdon të jetë ndër sportet kryesore, ndërsa unë e përgëzoj FBK-në dhe KB Rahovecin për punën që e kanë bërë për Final 8 të Kupës së Kosovës.

Kjo palestër më ka befasuar për të mirë dhe me të vërtetë është kënaqësi të shikosh basketboll në një ambient të tillë”, ka deklaruar Nakiç.

Duhet theksuar se Federata e Basketbollit të Kosovës për vitin e katërt radhazi është organizatore e këtyre aktiviteteve të gjyqtarëve falë punës së palodhshme të Komesarit të Garave të FBK-së, Faton Kurshumlija dhe bashkëpunimit të tij të ngushtë dhe vetë FBK-së me Departamentin e Gjyqtarëve në FIBA Evropë dhe FIBA Evropën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat