Kjo Kupë u fitua me djersë! Në qiellin e shtatë Artina dhe Irma!

Basketboll

Kjo Kupë u fitua me djersë! Në qiellin e shtatë Artina dhe Irma!

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2019 Në ora: 11:33
Kjo Kupë u fitua me djersë! Në qiellin e shtatë Artina dhe Irma!

Triumfi në finale nuk përshkruhet me asnjë fjalë, sepse është qershia mbi tortë dhe që përmbyllë çdo kapitull të vitit! Prishtina fitoi trofeun e parë për edicionin e sivjetshëm, tani syrin ia ka vënë titullit të kampionit. Prishtina shënoi fitore me rezultat 81:51 kundër Penzës nga Peja, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec. Një kupë që u fitua me djersë e me plotë meritë.

Basketbollistet janë sikurse në qiellin e shtatë, Irma Konjusha që shënoi 21 pikë ose luajti 28 minuta e 18 sekonda, kurse Artina Hasani është paraqitur 14 minuta e 15 sekonda dhe realizoi dy pikë. Ato janë në qiellin e shtatë dhe krenare që i sollën kryeqytetit edhe një trofe të çmueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat