Clippers mposhtin Lakers në derbin e Los Angelos - Bota Sot
Clippers mposhtin Lakers në derbin e Los Angelos

Basketboll

Clippers mposhtin Lakers në derbin e Los Angelos

Më: 5 mars 2019 Në ora: 12:57
Foto

Derbi i Los Angelesit mes Lakers dhe Clippers, ishte ndeshja kryesore e mbrëmjes në NBA, njofton KosovaPress.

Për LeBron James dhe Lakers ishte një tjetër zhgënjim pasi pësuan humbjen e tretë radhazi 105-113, duke iu larguar edhe më shumë zonë play off, ndonëse kanë mbetur edhe shumë ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt.

James, shënoi në total 27 pikë, dhe Rajon Rondo regjistroi triple-double 24 pikë, 12 asistime dhe 10 kërcime, nuk mjaftuan përballë rivalëve të qytetit. Më i miri për Clippers rezultoi italiani Danillo Gallinari me 23 pikë dhe 6 kërcime.

Denver Nuggets zyrtarisht në krizë pas humbjes së tretë radhazi, të marrë në parketin e San Antonio Spurs me rezultatin e ngushtë 104-103.

Skuadra e Gregg Popovich e nisi mirë ndeshjen, duke krijuar një avantazh prej 19 pikësh në çerekun e parë (36-17), ndërsa në çerekun e fundit e nisën me një epërsi prej 16 pikësh, por në sekondat e fundit e rrezikuan seriozisht fitoren.

DeMar DeRozan dhe LaMarcus Aldridge udhëhoqën teksanët drejt këtij suksesi me 24 përkatësisht 22 pikë.

Humbje e papritur e kryesuesve të Lindjes, Milwaukee Bucks, në fushën e Phoenix Suns 114-105.

Skuadra nga Arizona i befasoi mysafirët me një paraqitje shumë të mirë në çerekun e fundit, ku u shënua një rezultat i pjesshëm 38-23.

Paraqite mbresëlënëse e Kelly Oubre Jr, që shënoi 27 pikë dhe 13 kërcime, ndërsa Devin Booker dha kontribut me 22 pikë. Për Milwaukee ishin shumë pak 21 pikët dhe 13 kërcimet e Giannis Antetokounmpo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...