Prishtina mobilizohet për fitore kundër italianëve  - Bota Sot
Prishtina mobilizohet për fitore kundër italianëve 

Basketboll

Prishtina mobilizohet për fitore kundër italianëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:05
Prishtina mobilizohet për fitore kundër italianëve 

Lideri i kampionatit tonë, Z Mobile Prishtina, fitues i Kupës së Kosovës, është mobilizuar për fitore kundër ekipit italian Varese, në kuadër të tetës së finales së FIBA Europe Cup në basketboll.

Sipas faqes së klubit prishtinas, po mbretëron një interesim i madh i tifozëve për këtë ndeshje, që do të jetë edhe lojtari i gjashtë i bardhekaltërve kundër italianëve. Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20.30 në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, ku pritet të krijohet atmosferë madhështore dhe të janë në numër të madh edhe tifozët “Plisat”.

Në anën tjetër skuadra italiane po kalon formë të mirë në Lega A, e cila mban vendin e pestë me 24 pikë pas 20 jave dhe kjo dëshmon se është shumë e fortë. Prishtina sado kudo ka njohuri për rivalin dhe shpresojnë në fitoren në takimin e parë, që në ndeshjen e kthimit të janë më të qetë që luhet në Itali.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...