Rahoveci që i dha shembull Kosovës, ka një përfaqësues në FBK - Bota Sot
Rahoveci që i dha shembull Kosovës, ka një përfaqësues në FBK

Basketboll

Rahoveci që i dha shembull Kosovës, ka një përfaqësues në FBK

Nga: K. Goca Më: 6 mars 2019 Në ora: 10:55
Rahoveci që i dha shembull Kosovës, ka një përfaqësues në FBK

Qyteti i Rahovecit u bë shembull për të gjithë se si organizohet në mënyrë madhështore gara më e madhe në vend, Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll dhe mbase në finale ishin mbi 3000 shikues në palestrën “Mizahir Isma”, pa llogaritur edhe gjysmëfinalen. Qyteti që jetoj nga 27 shkurti e deri me 3 mars me basketboll, por vazhdon ende t’i komentojnë emocionet që patën nga Kupa e Kosovës,  kanë edhe një anëtar të ri në Federatën e Basketbollit të Kosovës. “Alban Rama, zgjedhet anëtar i Bordit të FBK-së.

Në Kuvendin e punës të FBK-së që është mbajtur të dielën në Rahovec, me vota unanime Alban Rama është zgjedhur anëtar i bordit të Federatës së Basketbollit, mandat të cilin do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme qe mbahen në vitin 2020. Me këtë rast KB Rahoveci rrit përfaqësimin në këtë organ të rëndësishëm të FBK-së”, bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...