Houston Rockets nuk njeh kundërshtarë

Basketboll

Houston Rockets nuk njeh kundërshtarë

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:36
Houston Rockets nuk njeh kundërshtarë

Houston Rockets nuk kanë të ndalur me yllin e saj, James Harden.Rockets kanë shënuar fitoren e gjashtë radhazi, duke mposhtur në udhëtim Toronto Raptors me rezultat 107:95, transmeton Insporti.com.James Harden ishte më meritori për fitoren e mysafirëve me 35 pikë, 3 asistime dhe 1 kërcim, derisa Gerald Green kontribuoi me 18 pikë dhe 3 kërcime.Ndërkohë, te Raptors më i dalluari ishte Kaëhi Leonard, i cili realizoi 26 pikë, 6 kërcime dhe 1 asistim.Golden State Warriors është mposhtur në shtëpi nga Boston Celtics me rezultatin 128:95. Gordon Hayward me 30 pikë, 7 kërcime dhe 4 asistime dhe Kyrie Irving me 19 pikë, 11 kërcime dhe 5 asistime ishin më të mirët në fitoren e Celtics. Në anën tjetër te Ëarriors më i dalluari ishte Stephen Curry, i cili realizoi 23 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.Rezultatet: Indiana – Chicago 105:96, Philadelphia – Orlando 114:106, Memphis – Portland Trail 120:111, Minnesota – Oklahoma City 131:120, Toronto – Houston 95:107, Golden State – Boston 95:128.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat