Trepça paraqet lojtarin ndërkombëtar 

Basketboll

Trepça paraqet lojtarin ndërkombëtar 

Më: 6 mars 2019 Në ora: 11:52
Ilustrim

KB Trepça nga Mitrovica synon që të jetë në garat e play-off-it në luftë për titullin e kampionit. Mitrovicasit renditet në vend të katërt me 28 pikë pas 19 jave në elitën e basketbollit të Kosovës. FBK bëri të ditur se Trepça ka bërë paraqitjen e lojtarit ndërkombëtar. “KB Trepça ka paraqitur për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Shawn Lavon Church nga SHBA i cili së fundi është paraqitur në  Wilmington University.  Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Trepça pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat