LeBron kalon Michael Jordan, por Lakers mposhten përsëri - Bota Sot
LeBron kalon Michael Jordan, por Lakers mposhten përsëri

Basketboll

LeBron kalon Michael Jordan, por Lakers mposhten përsëri

Më: 7 mars 2019 Në ora: 12:10
LeBron kalon Michael Jordan, por Lakers mposhten përsëri

Një tjetër arritje e madhe për LeBron James, i cili është koshashënuesi i katërt më i mirë në histori të NBA.

Krizë e thellë për Los Angeles Lakers, që u mundën në “Staples Center” përballë Denver Nuggets me rezultatin 95-115.

Kjo disfatë i largon ata nga play offi, edhe pse James vijon të shënojë me një mesatare të mirë.

Këtë sfidë e mbylli me 31 pikë, por në kampin kundërshtar morën më shumë vlerë 23 pikët e Will Barton, 19 të Gary Harris dhe po kaq të Jamal Murray.

Përtej humbjes me Nuggets, LeBron James arriti në kuotën e 32.311 pikëve, duke zhvendosur në pozicionin e pestë të shënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA legjendën Michael Jordan 32.292 pikë.

San Antonio Spurs janë këndellur dhe këtë herë triumfuan 111-104 në fushën e Atlanta Hawks.

Vendimtar ishte çereku i katërt ku Spurs, falë formës së mirë të LaMarcus Aldrige, që realizoi në total 32 pikë.

Fitore në sekondat e fundit edhe për Boston Celtics, 109-111 në parketin e Sacramento Kings.

Gordon Hayward i dha epërsinë Bostonit në fund, ndërsa tentativa nga distanca e Harrison Barnes, që shënoi 24 pikë në total, rezultoi e pasuksesshme në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...