Të dielën në Rahovec aktiviteti i radhës në kuadër të FIBA EUROPE - Bota Sot
Të dielën në Rahovec aktiviteti i radhës në kuadër të FIBA EUROPE

Basketboll

Të dielën në Rahovec aktiviteti i radhës në kuadër të FIBA EUROPE

Më: 7 mars 2019 Në ora: 13:46
Të dielën në Rahovec aktiviteti i radhës në kuadër të FIBA EUROPE

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) të dielën (10.03.2019) në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec me fillim nga ora 12:00 e deri në 15:00 në bashkëpunim me FIBA-n do të organizojnë aktivitetin e radhës për vajzat e reja në kuadër të programit të FIBA Europe Girls’ Program.

"Të gjitha klubet dhe shkollat e basketbollit që kanë të regjistruara vajza të moshës prej 6 deri në 16 vjeç duhet të jenë të pranishme në këtë aktivitet, me ç’rast do të zhvillohen ndeshje basketbolli dhe lojëra të ndryshme, ku do të ketë shpërblime të shumta për pjesëmarrëset.

Të gjitha klubet duhet të jenë të pranishme në palestër në orën 11:30.

Me këtë aktivitet FIBA dhe FBK do të shënojnë edhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Duhet theksuar se në fund të vitit të kaluar FBK e ka lansuar projektin e përbashkët me FIBA-n për vajza me moton "Her World, Her Rules" (Bota e Saj, Rregullat e Saj) nëpërmjet një turneu në të cilin kanë marr pjesë 150 vajza nga e gjithë Kosova, të moshës 12 deri 16 vjeç.

Nëpërmjet këtij projekti FIBA dhe FBK dëshirojnë të inkurajojnë vajzat e reja që të merren me basketboll. FIBA Evropa është duke punuar në partneritet me Federatat Nacionale nëpër gjithë Evropën për të implementuar këtë kampanjë.

Nëpërmjet këtij projekti FBK synon të zhvilloj basketbollin ndër vajza në vendet rurale të Kosovës, apo edhe në qytetet ku nuk ka aktualisht ekipe të femrave të basketbollit.

Target i FBK-së në këtë projekt do të jenë vajzat e shkollave fillore, prindërit, arsimtarët e Edukatës Fizike, si dhe trajnerët e basketbollit.

Në kuadër të këtij projekti do të organizohen, kampe, turne, punëtori, klinika, në mënyrë që të arrihet edhe qëllimi i projektit, e që është masovizimi i basketbollit ndër vajza, por edhe krijimi i ekipeve të femrave në qytetet/fshatrat ku nuk ka basketboll të femrave, si dhe krejt në fund të arrihet që pas disa viteve edhe në konkurrencën e femrave të kemi liga prej kategorisë U12 e deri tek senioret", thuhet nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...