Oklahoma buzëqesh pas kohës shtesë, Milwaukee "fluturon” me Giannis - Bota Sot
Oklahoma buzëqesh pas kohës shtesë, Milwaukee "fluturon” me Giannis

Basketboll

Oklahoma buzëqesh pas kohës shtesë, Milwaukee "fluturon” me Giannis

Më: 8 mars 2019 Në ora: 08:31
NBA

Dy ndeshje të luajtura sot në NBA. Skuadra e Oklahomës triumfoi 129-121 pas kohës shtesë ndaj Portland, ndeshje me rivalitet përgjatë gjithë kohës. Lillard realizoi 51 pikë për vendasit, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërkohë që për Oklahomën u dalluan Westbrook me 37 pikë e George me 32 pikë e 14 rebound.

Fiton edhe skuadra e Milwaukee, që mundi 117-98 Indiana, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Bucks. Antetokounmpo realizoi 29 pikë e 12 rebound, mbështetur edhe nga Middleton me 27 pikë, një dyshe që bëri diferencën në parket. Për miqtë u dallua Turner me 22 pikë e 17 rebound, por që mbetën për statistikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...