FBK ka një fjalë për Ambasadën Amerikane...  - Bota Sot
FBK ka një fjalë për Ambasadën Amerikane... 

Basketboll

FBK ka një fjalë për Ambasadën Amerikane... 

Nga: K. Goca Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:01
Elvira Dushku

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i madh i kombit shqiptar, miku më i madh i shtetit të Kosovës. Fal Shteteve të Bashkuara të Amerikës sot Kosova gëzon ditët më të mira të saj në të gjitha fushat! 
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë e ka filluar kampanjën ‘When Women in Kosovo Lead’ kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas (08 mars) me Sekretaren e Përgjithshme të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushkun. 
Dushku ndër të tjera në kuadër të kësaj kampanje ka premtuar se ajo do të vazhdoj të bëjë punën e saj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kështu do të jetë një rol-model për vajzat e reja që e praktikojnë basketbollin”, shkruan në faqen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Federata e Basketbollit e Kosovës, i falënderohet Ambasadës Amerikane, mikut më të madh të shqiptarëve.  
“FBK falënderon Ambasadën Amerikane në Prishtinë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm”, shkruan nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...