Z Mobile Prishtina ia ngriti emocionet Krasniqit

Basketboll

Z Mobile Prishtina ia ngriti emocionet Krasniqit

Nga: K. G. Më: 8 mars 2019 Në ora: 11:28
Z Mobile Prishtina ia ngriti emocionet Krasniqit

Klubi më i trofeshëm në vendin tonë, Z Mobile Prishtina, bëri paraqitje të mirë në përballje me Varesen, por pësuan në fund me rezultat 77:80 në kuadër të ndeshjes së parë të FIBA Europe Cup në basketboll. Trajneri i mirënjohur Blerim Krasniqi shprehet i entuziazmuar me paraqitjen e Prishtinës.   
“Kur të kesh një paraqitje të tillë kundër një kundërshtari vërtet të kualitetit të lartë, atëherë dhe humbja mund të shikohet si një fitore.
Humbja ishte pasojë e mungesës së rotacionit të lojtarëve kualitativ, të cilët i kishte ekipi e Vareses, e të cilën nuk e kishim ne (Z. Mobile Prishtina). Pastaj humbja e kocentrimit në përfundim të ndeshjes, bëri që loja të humbet krejt në fund, për 3 pikë.
Por çka duhet cekur, është atmosfera e parmbrëmshme që në momente me ngriti dhe mua emocionet lartë, sa që në një moment reagova në një vendim të referit, kur kërkova nga referi ’Hapa" lëvizje e pa lejuar në lojën e basketbollit. Kjo ishte adrenalina e cila me erdhi nga atmosfera fantastike që dinë të bëjnë shikuesit dhe vetëm ‘Plisat’, dhe atë të paparë gjerë me tani. Në basketboll s'ekziston rezultat baras, njëra ekip humb patjetër ndeshjen. Por ne kemi fituar në aspektin tjetër, duke treguar kulturë sportive, anim të paparë dhe se si duhet ekipi dhe lojtarët e qytetit.
Të lumtë Prishtinë, me keni bërë të ndihem krenare me qytetin tim”, shkruan Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat