Trepça-Ponte Prizreni, sfida më interesante

Basketboll

Trepça-Ponte Prizreni, sfida më interesante

Më: 8 mars 2019 Në ora: 13:34
Trepça-Ponte Prizreni, sfida më interesante

Pas ndeshjes Kosova – Rumania, pastaj Final 8 të Kupës së Kosovës dhe krejt në fund duelit në mes Z Mobile Prishtinës dhe Pallacanestro Varese-s, tashmë basketbolli të Kosovës i kthehet ndeshjeve të Superligës së Kosovës me ndeshjet e xhiros së XX-të që do të luhen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën janë në program dy ndeshje dhe të dielën dy të tjera.

Të shtunën me fillim nga ora 17:00, AFK Borea është nikoqire e Bashkimit, kurse dy orë më vonë, Z Mobile Prishtina do të ballafaqohet në kryeqytet me Rahovecin.

Ndërkaq të dielën duke filluar nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë do të zhvillohet ndeshja më interesante e kësaj xhiroje, ajo në mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit.

Dueli i fundit do të luhet në Lipjan, ku Lipjani është nikoqir i Golden Eagle Yllit, takim ky që do të zhvillohet nga ora 19:00.

Duhet theksuar se Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës, ku nga 19 ndeshje ka shënuar po aq fitore dhe ka grumbulluar 38 pikë, kurse Golden Eagle Ylli zë pozitën e dytë me 31 pikë, me 12 fitore e 7 humbje, derisa bolanc të njëjtë ka edhe Rahoveci në vendin e tretë, kurse Trepça është e katërta me 28 pikë, 9 fitore e 10 humbje, me bilanc të njëjtë si Ponte Prizreni dhe Bashkimi. Lipjani është në pozitën e parafundit me 22 pikë, një më shumë se AFK Borea që është në vendin e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat