Prishtina vazhdon me fitore! Bashkimi shënon 142 pikë

Basketboll

Prishtina vazhdon me fitore! Bashkimi shënon 142 pikë

Më: 10 mars 2019 Në ora: 13:02
Prishtina vazhdon me fitore! Bashkimi shënon 142 pikë

Ekipi i basketbollit Z Mobile Prishtina është skuadra e vetme pa humbje në këtë stinor në Superligën e Kosovës.
Bardhekaltrit në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në kryeqytet e kanë mposhtur ekipin e Rahovecit me rezultat 89:70.
Me të merituarit për triumfin e Z Mobile Prishtinës ishin Divine Myles me 22 pikë, Mikaile Tmusic me 16 pikë dhe Valon Bunjaku me 14 pikë.
Te Rahoveci me të dalluarit ishin Frederick Richardson me 20 pikë, Deshon Minnis me 15 pikë dhe Arian Qallaku me 12 pikë.
Bashkimi nga Prizreni, kampion në fuqi, me rezultat të thellë 58:142 mposht Borean në kuadër të javës së 20-të.
Më i miri nga radhët e Bashkimit ishte Ujkan Karanezi që shënoi 26 pikë, pati 14 kërcime e 2 asistime. Nga 22 pikë shënuan Hajrizi dhe Haney.
Te Borea më i miri ishte Ilir Shala që shënoi 22 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat