Mehmeti: Nuk kemi super lojtar të kompletuar  - Bota Sot
Mehmeti: Nuk kemi super lojtar të kompletuar 

Basketboll

Mehmeti: Nuk kemi super lojtar të kompletuar 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 10:18
Artan Mehmeti

Artan Mehmeti është i përkushtuar në punën me gjeneratat e reja dhe me synime që të ndërtojë një brez të mirë për të ardhmen. Pak kush që nuk e njeh Mehmetin, i cili ka qenë prej basketbollistëve më të mirë që ka pasur Kosova. Ai ka hapur shkollën e basketbollit në Mitrovicë që një kohë dhe punon me fanatizëm. Mehmeti ka folur për basketbollin tonë, kemi apo jo rritje të cilësisë, a kemi basketbollist të rinj premtues dhe a do të angazhohet edhe si trajner në ndonjë klub. 

“Bota sot”: Artan, tash e një kohë jeni larguar nga loja aktive, me çfarë merreni më shumë?
Artan Mehmeti:
Po, ka kohë që jam pensionuar nga basketbolli aktiv. Qe 10 vite punoj me fëmijë në shkollën time të basketbollit që e kam themeluar me shokun tim Bujar Begu. Ideja është që t’i mësojmë fëmijëve këtë lojë magjike edhe kuptohet shumë dobi tjera që mund të na sjellë sporti në përgjithësi.

“Bota sot”: Si e sheh basketbollin në vitet e fundit, a kemi lojtarë të rinj që mund të japin shumë?
Artan Mehmeti:
Basketbolli në Kosovë ka kohë që qëndron në një gjendje të njëjtë pa shumë lëvizje pozitive.  Lojtar të rinj kemi shumë por nuk kemi super lojtar të kompletuar. Shumë lojtar të rinj qëndrojnë në të njëjtin nivel për shumë kohë pa avancuar pozitivisht të lojën e tyre gjatë viteve në vijim. 

“Bota sot”: A mendoni se ka rritje të nivelit, kur shihet që Prishtina është në të tetën e finales së FIBA Cup?
Artan Mehmeti:
Mendoj që Prishtina është në shumë nivele mbi ekipet tona tjera të cilat me shumë probleme financiare, organizative nuk mund t’i përballen Prishtinës e cila dominon në të gjitha aspektet e një klubi profesional. Kjo tregon edhe suksesin e saj në arenën ndërkombëtare.

“Bota sot”: A besoni se Trepça do të jetë në play-off dhe një skuadër e denjë?
Artan Mehmeti:
Trepça do të jetë në play-off. Është ekip i cili ka shumë rënie dhe ngritje të formës e cila nuk është e pëlqyeshme për një ekip si Trepça. Mendoj që me rosterin që ka duhen të kenë rezultate më pozitive.

“Bota sot”: A do të angazhoheni trajner në të ardhmen, a keni oferta?
Artan Mehmeti:
Për trajner jam 50/50. Një anë e imja ka dëshirë profesionalizmin, adrenalinën, përgjegjësinë, sfidat, stresin dhe kënaqësinë që të jep puna e trajnerit. Kurse ana tjetër që më stopon është kur shohë se si janë të organizuar disa ekipe në Kosovë dhe kush menaxhon me ekipet. Në ato rrethana mendoj që jam shumë më i dobishëm në mësimin e basketbollit fëmijëve tanë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...