Ylli vlerësohet favorit

Basketboll

Ylli vlerësohet favorit

Më: 12 mars 2019 Në ora: 15:24
Ylli vlerësohet favorit

Java e XXI në Superligën e Kosovës në basketboll do të zhvillohet në mesjavë, më saktësisht të mërkurën dhe të enjten.

Të mërkurën është në program vetëm një ndeshje, ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe AFK Borea-s, e cila do të luhet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.

Golden Eagle Ylli vlerësohet favorit absolut karshi AFK Borea-s, andaj pritet që ekipi nga Suhareka të shënoj fitoren e radhës në elitën e basketbollit

Ndërkaq të enjten janë në program dy takime, dhe që të dyja në ora 19:00.

Në Prizren, Bashkimi e pret Trepçën, ndeshje kjo që vlerësohet si edhe më interesantja e kësaj xhiroje dhe në të cilën pritet rivalitet i madh ndërmjet skuadrave.

Në palestrën e re “Mizahir Isma” në Rahovec, ekipi nga i njëjti qytet e pret Lipjanin ndaj të cilit vlerësohet favorit.

Dueli në mes Ponte Prizrenit dhe Z Mobile Prishtinës do të luhet në një orar tjetër, pasi që skuadra nga kryeqyteti të mërkurën do të zhvillojë ndeshje në kuadër të FIBA Europe Cup.

Pas 20 xhirove të luajtura është Z Mobile Prishtina që vazhdon të kryesoj me 40 pikë, nga 20 ndeshje ka realizuar 20 fitore, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli, Rahoveci dhe Ponte Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat