Z Mobile Prishtina para betejës së madhe në Itali

Basketboll

Z Mobile Prishtina para betejës së madhe në Itali

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2019 Në ora: 18:25
Pamje nga një ndeshje

Z Mobile Prishtina është para betejës së madhe në FIBA Europe Cup në basketboll. Bardhekaltrit do të luajnë nesër (20.30) sfidën e kthimit në palestrën e sporteve në Varese kundër ekipit italian Pallacanestro Varese.  Sfida e parë e luajtur në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, është fituar nga italianët me tri pikë dallim (80:77). “Ekipi do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit kundër Pallacanestro Vareses”, thonë drejtuesit e Prishtinës.

Prishtinën vetëm fitorja me 4 pikë dallim e dërgon më tutje, ndryshe do të eliminohet. Megjithatë është suksesi më i madh i një skuadre në vendin tonë që ka arritur deri në të tetën e finales së garave evropiane.  Blerim Krasniqi, trajner i mirënjohur dhe analist, nuk e sheh pa gjasa Prishtinën. “Duke u bazuar në rezultatin e ndeshjes së parë, atëherë gjasat janë deri në momentin e fundit.

Edhe prezantimi që e kanë pasur në Prishtinë, Prishtina jep shpresë se Varese nuk do ta ketë lehtë, kështu që mund të mendoj, nëse angazhohen sikur në Prishtinë Varese ka me pasur problem edhe pse i shoh si favoritë. Bazohem në numrin e madh të lojtarëve që ka Varese dhe mundësi ndërrimin më bë, pastaj ka edhe lojtarët mjaft të mirë po ashtu edhe luan si vendas dhe kanë eksperiencë të theksuar. Prishtina është në lojë deri në fund, tre pikë dallim munden edhe me u përmbys”, tha Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat