Rahoveci dhe Bashkimi pa probleme ndaj Lipjanit dhe Trepçës

Basketboll

Rahoveci dhe Bashkimi pa probleme ndaj Lipjanit dhe Trepçës

Më: 14 mars 2019 Në ora: 22:23
Me tribunat e stërmbushura, Vreshtarët kanë marrë një fitore të lehtë me 22 pikë epërsi 99:77.

Rahoveci e ka zhvilluar ndeshjen e parë kampionale në palestrën Mizahir Isma në Rahovec.

Edhe pse kundërshtari nuk ishte shumë i vështirë, rahovecianët kishin stërmbushur arenën e tyre në përkrahje të ekipit.

Me tribunat e stërmbushura, Vreshtarët kanë marrë një fitore të lehtë me 22 pikë epërsi 99:77.

Minnis me 22 pikë ishte më efikasi tek vendasit, ndërsa Fredrik Richardson me 17 pikë e 20 kërcime ishte më meritori për këtë fitore të Rahovecit, Michael Mitchel ishte më efikasi tek mysafirët me 25 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.

Rahoveci pas kësaj fitore vazhdon të mbetet në pozitën e tretë në tabelë me vetëm një pikë më pak se Ylli në pozitën e dytë.

Fitore ka shënuar edhe Bashkimi në Prizren përballë Trepçës me 16 pikë diferencë 96:80.

Marshall me 25 pikë e Drilon Hajrizi me 24 të tjera ishin më efikasit tek vendasit, ndërsa Samir Zekiqi me 17 ishte më efikasi te mysafirët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat