E pabesueshme: Lakers po konsiderojnë të shkëmbejnë LeBron James - Bota Sot
E pabesueshme: Lakers po konsiderojnë të shkëmbejnë LeBron James

Basketboll

E pabesueshme: Lakers po konsiderojnë të shkëmbejnë LeBron James

Më: 15 mars 2019 Në ora: 00:29
LeBron James

Skuadra e Los Angeles Lakers duket se është shumë afër që të marrë një vendim të papritur.

Skuadra e Los Angeles Lakers duket se është shumë afër që të marrë një vendim të papritur.

Lakers po shqyrtojnë mundësinë që të ofrojnë LeBron James në shkëmbim, gjatë merkatos verore në NBA.

James dështoi që të kualifikonte skuadrën e tij në fazën e ‘play off’ ndoshta edhe për shkak se mungoi për disa ndeshje radhazi.

Megjithatë, raportimet e fundit nga Amerika thonë se LeBron James mund të largohet nga LAL qysh pas sezonit të parë.

James ishte lojtari më i mirë tek Lakers këtë edicion, duke prirë skuadrën thuajse në të gjitha kategoritë.

‘Mbreti’ mund të jetë karta që do t’i sillte Lakersave shërbimet e yllit Anthony Davis.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...