Milwaukee mposhtet në shtëpi nga Philadelphia, Toronto befasohet nga Detroiti - Bota Sot
Milwaukee mposhtet në shtëpi nga Philadelphia, Toronto befasohet nga Detroiti

Basketboll

Milwaukee mposhtet në shtëpi nga Philadelphia, Toronto befasohet nga Detroiti

Më: 18 mars 2019 Në ora: 09:13
Joel Embiid

Lideri aktual i Konferencës së Lindjes, Milwaukee Bucks ka pësuar humbje para adhuruesve të vet nga Philadelphia 76ers. Në një ndeshje spektakolare të zhvilluar në Fiserv Forum Milwaukee, 76ers kanë triumfuar me pesë pikë diferencë 125-130.

Qendra Joel Embiid ishte fantastik në këtë takim me 40 pikë të shënuara e 15 asistime. Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe Jimmy Butler me 27 pikë si dhe JJ Redick që shtoi 19 të tjera.

Vendasve nuk i mjaftuan as 52 pikët nga Giannis Antetokounmpo që shtoi edhe 16 kërcime e shtatë asistime në këtë takim. Kris Middleton gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë me 19 pikë e Brook Lopez shtoi 14 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Humbje befasuese ka pësuar edhe Toronto Raptors në udhëtim te Detroit Pistons me tri pikë diferencë 110-107.

Blake Griffin me 25 pikë, tetë kërcime e tre asistime ishte më meritori për fitoren e Pistons, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Reggie Jackson me 20 pikë të tjera. Për skuadrën kanadeze më efikasi ishte Kawhi Leonard me 33 pikë e 10 kërcime.

Rezultatet:

New York Knicks – LA Lakers 124:123

Miami Heat – Charlotte Hornets 93:75

Milwaukee Bucks – Philadelphia 76ers 125:130

Detroit Pistons – Toronto Raptors 110:107

Orlando Magic – Atlanta Hawks 101:91

Sacramento Kings – Chicago Bulls 129:102

Houston Rockets – Minnesotta Timberwolves 117:102

LA Clippers – Brooklyn Nets 119:116

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...