5 skuadra sigurojnë play off-in, Harden vendos rekordin e madh!

Basketboll

5 skuadra sigurojnë play off-in, Harden vendos rekordin e madh!

Më: 20 mars 2019 Në ora: 08:57
Pamje nga ndeshja në NBA

Shkon në 5 numri i skuadrave që sigurojnë një vend në çerekfinalet e play off-it në NBA. Në Lindje, pas Milwaukee e Toronto është kualifikuar edhe Philadelphia, që mundi 118-114 Charlotte.

Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku të dyja ekipet dueluan deri në fund për fitoren. 4 lojtarë të Philadelphia realizuan mbi 20 pikë (Simmons 28 pikë), duke bërë diferencën në fushë. Në sekondat e fundit fiton Brooklyn, që mundi 123-121 Sacramento, takim ku diferencën e bëri Russell, autor i 44 pikëve e 12 asist.

Në Perëndim, 2 skuadrat e kualifikuara janë Golden State dhe Denver. Kampionët në fuqi të NBA-së mundën 117-107 Minnesota, ndeshje e dominuar nga basketbollistët e Warriors. Më i miri në fushë ishte Curry me 36 pikë, mbështetur edhe nga Thompson me 28.

Pa probleme fiton edhe skuadra e Houston, në vendin e tretë në Perëndim, që mundi 121-105 Atlanta. Skuadra teksane u shkëput në pjesën e dytë dhe triumfoi falë 31 pikëve të Harden dhe 26 të Capela.

Harden shkruan historinë e NBA-së, pasi bëhet basktbollisti i parë që shënon mbi 30 pikë ndaj të gjitha ekipeve rivale (29) brenda një sezoni.

Humbja e katërt radhazi për Lakers, që zyrtarisht është jashtë zonës së play off-it. Kalifornianët u mundën 115-101 nga Milwaukee, ndeshje e dominuar nga vendasit, me Middleton që realizoi 30 pikë. LeBron ishte sërish pushim dhe për Lakers u dallua Pope, autor i 35 pikëve. Fitojnë edhe Clippers, që mundën 115-109 Indiana, takim që afron ekipin tjetër nga Los Anxhelosi me zonën e play off. Gallinari me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

NBA – Rezultatet e sotme:

Charlotte – Philadelphia, 114-118

Atlanta – Houston, 105-121

Milwaukee – Lakers, 115-101

Minnesota – Golden State, 107-117

Sacramento – Brooklyn, 121-123

Clippers – Indiana, 115-109

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat