Harden shkëlqen, por Rockets mposhten nga Grizzlies

Basketboll

Harden shkëlqen, por Rockets mposhten nga Grizzlies

Më: 21 mars 2019 Në ora: 12:57
Harden shkëlqen, por Rockets mposhten nga Grizzlies

Një tjetër mbrëmje e magjishme për James Harden në NBA.

E kush tjetër veç James Harden do të dhuronte një tjetër performancë fantastike, por për fatin e tij të keq pa mundur t’i siguronte fitoren Houstonit.

Harden realizoi plot 57 pikë, por Houston Rockets u mposhtën me vetëm një pikë diferencë, në vazhdime, 125-126 në fushën e Memphis Grizzlies.

Faulli i Capelas në sekondën e fundit, kur rezultati ishte 125-125, i dha mundësi Jonas Valanciunas të shënonte të paktën një nga dy gjuajtjet e lira, që mjaftoi për t’i siguruar fitoren ekipit të tij. Për Griezzlies shkëlqeyn Mike Conley me 35 pikë dhe Valanciunas me 33.

Në vazhdime shkuan edhe Toronto Raptors me Oklahoma City Thunder, derisa në fund fitores iu gëzuan kanadezët me rezultat 123-114.

Russell Wesbrook realizoi në total 42 pikë e 11 kërcime për Thunder , por në vazhdime skuadra kanadeze reagoi fuqishëm, duke mos u dhënë asnjë shans vendasve. Për Raptors më i miri ishte Pascal Siakam me 33 pikë e 13 kërcime.

Philadelphia 76ers triumfuan 118-115 ndaj Boston Celtics në takimin më interesant të mbrëmjes. Pjesa e parë ishte në favor të Celtics, ndërsa dy çerekët e fundit për të zotët e shtëpisë, që shfrytëzuan formën e jashtëzakonshme të Joel Embiid, i cili e mbylli takimin me 37 pikë e 22 kërcime. Për Celtics nuk mjaftuan 36 pikët e Kyrie Irving.

Milwaukee Bucks kishte lënë pushim Giannis Antetokounmpon dhe kjo lëvizje i kushtoi humbjen 107-102 skuadrës më në formë të sezonit të rregullt në fushën e Cleveland Cavaliers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat