Z Mobile Prishtina vazhdon me fitore - Bota Sot
Z Mobile Prishtina vazhdon me fitore

Basketboll

Z Mobile Prishtina vazhdon me fitore

Më: 21 mars 2019 Në ora: 14:22
Z Mobile Prishtina vazhdon me fitore

Z Mobile Prishtina në palestrën në Prizren ka triumfuar kundër Ponte Prizrenit me rezultat 94:83 në ndeshjen e mbetur të xhiros së XXI në Superligën e Kosovës në basketboll.

Më të dalluarit te skuadra bardhekaltër ishin Divine Myles me 24 pikë, 4 kërcime e 7 asistime, Dardan Berisha me 24 pikë, 5 kërcime e 11 asistime dhe Rodney Bullock me 19 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër te Ponte Prizreni më efikasit ishin Malcolm Canada me 19 pikë, 10 kërcime e 5 asistime, Qëndrim Ajazaj me 16 pikë e 10 kërcime, Elliott Cole me 13 pikë, 3 kërcime e 4 asistime dhe Urim Zenelaj me 12 pikë, 10 kërcime e 4 asistime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...