Derbi në Prizren, ndeshen kampioni me Rahovecin - Bota Sot
Derbi në Prizren, ndeshen kampioni me Rahovecin

Basketboll

Derbi në Prizren, ndeshen kampioni me Rahovecin

Më: 22 mars 2019 Në ora: 17:00
Derbi në Prizren, ndeshen kampioni me Rahovecin

Të shtunën në kuadër të Kampionatit të Kosovës në basketboll do të zhvillohet derbi në mes Bashkimit dhe Rahovecit në palestrën sportive në Prizren duke filluar nga ora 19:00.

Të dielën në program janë dy ndeshje, e para do të luhet me fillim nga ora 17:00 në palestrën “13 Qershori” në Suharekë në mes Golden Eagle Yllit dhe Trepçës, e që po ashtu vlerësohet si kryendeshje e kësaj xhiroje.

Ndeshja tjetër dhe e fundit e kësaj xhiroje do të luhet të dielën në Lipjan, ku ekipi i Lipjanit do të përballet me Z Mobile Prishtinën. Ky takim do të filloj në ora 19:00.

Pas 22 xhirove të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesoj në renditjen tabelare, pas asnjë humbje dhe me 44 pikë të tubuara, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli që ka 15 fitore e 7 humbje dhe 37 pikë, kurse Rahoveci zë pozitën e tretë me 14 fitore e 8 humbje dhe me 36 pikë, derisa Ponte Prizreni është i katërti në tabelë me 11 fitore e 11 humbje me 33 pikë, me bilanc të njëjtë me rivalin lokal dhe kampionin në fuqi, Bashkimin. Në pozitën e gjashtë është Trepça me 31 pikë, më pas është Lipjani me 25 dhe AFK Borea me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...