Nowitzki zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë sezon

Basketboll

Nowitzki zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë sezon

Më: 24 mars 2019 Në ora: 12:53
Nowitzki zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë sezon

Golden State bën harakiri, mposhtet turpshëm nga Dallas Mavericks në Oracle Arena dhe humbet vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, vetëm pak ndeshje përpara fundit të sezonit, një pozicion që e mbante prej disa muajsh por tashmë i përket Denver Nuggets. Warriors pësuan disfatën e 23-të sezonale pasi u thyen nga Dallas Mavericks me rezultatin e thellë 91-126, në një ndeshje që nuk kishte asapk histori dhe që u zgjidh që në pjesën e parë. Dallas u rikthye te fitorja pas 3 humbjesh rresht falë edhe veteranit gjerman Dirk Nowitzki i cili zhvilloi paraqitjen e tij më të mirë në këtë sezon që është edhe i fundit për të në karrierë duke realizuar 21 pikë. I magjishëm edhe talenti slloven Luka Doncic që realizoi një triple-double për skuadrën teksane duke koleksionuar në total, 23 pikë 10 asiste dhe 11 rebound. Ndërkohë te Golden State më i miri ishte Kevin Durant me 25 pikë.

Vijon forma shumë e mirë e Portland Trail Blazzers që regjistroi fitoren e 6-të në 7 ndeshjet e fundit pasi mposhti në Moda Center me rezultatin 117-112, Detroit Pistons. Damian Lillard me 29 pikë 9 asiste dhe 6 rikuperime ishte basketbollisti më i mirë mbi parket për Blazzers ndërkohë që te Detroit spikati i përhershmi Blake Griffin, autori i 27 pikëve. U rikthyer menjëherë te suksesi edhe Utah Jazz një fitore që e ngjiti në vendin e 5-të në Perëndim skuadrën nga Salt Lake City.  Në transfertën e Ilinois ndaj Chicago Bulls, Utah triumfoi lehtësisht me rezultatin  114-83 për meritë edhe të francezit Rudy Gobert që koleksionoi 21 pikë dhe 14 rikuperime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat