Kujtohet familja Berisha dhe Isuf Lumi

Basketboll

Kujtohet familja Berisha dhe Isuf Lumi

Më: 26 mars 2019 Në ora: 13:06
Kujtohet familja Berisha dhe Isuf Lumi

Në organizim të KB Golden Eagle Ylli dhe në mbështetje të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në Suharekë është organizuar një ndeshje revyale për nder të dëshmorëve të rënë të familjes Berisha nga Suhareka, si dhe për nder të ndjerit Isuf Lumi, ish-Sekretar i Përgjithshëm i FBK-së. I ndjeri Isuf Lumi ka qenë kryetari i parë i FBK-së pas mëvetësimit të sportit të Kosovës, ndërsa pasluftës për disa vite radhazi ka qenë në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm të FBK-së, duke kontribuar kështu maksimalisht në të gjitha mënyrat në zhvillimin e këtij sporti në vendin tonë.

Ndeshja revyale, në të cilen janë takuar Golden Eagle Ylli dhe lojtarët të huaj te Superligës se Kosovës përfundoi me rezultat të barabartë 117:117.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat