Bashkimi i tregon Ponte Prizrenit se kush është shefi i Prizrenit

Basketboll

Bashkimi i tregon Ponte Prizrenit se kush është shefi i Prizrenit

Më: 28 mars 2019 Në ora: 10:46
Bashkimi i tregon Ponte Prizrenit se kush është shefi i Prizrenit

Kampioni në fuqi, Bashkimi ka shënuar fitore në derbin vendas ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Takimi ka përfunduar me rezultat prej 84:91 (20:24, 13:29, 26:19, 25:19). Bashkimi i tregon Ponte Prizrenit se kush është shefi i Prizrenit

Më të dalluarit te Bashkimi ishin Jordan Capps me 26 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime, Drilon Hajrizi me 15 pikë, 9 kërcime dhe 8 asistime dhe Michael Martin me 15 pikë, 3 kërcime dhe 3 asistime.

Në anën tjetër, të Ponte Prizreni Malcolm Canada ishte me i dalluari me 25 pikë, 11 kërcime dhe 8 asistime.

Në kuadër të kësaj xhiroje, Z Mobile Prishtina e ka mposhtur Borean me rezultat të thellë 128:52. Koshashenuesi më i mire ishte Mergim Jakupi me 29 pikë, i ndihmuar nga Meriton Ismaili i cili shenoi 28 pikë.

Te Borea me i dalluari ishte Genc Matoshi me 15 pikë dhe 8 kërcime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat