Ish-basketbollistja gëzon Rahovecin

Basketboll

Ish-basketbollistja gëzon Rahovecin

Më: 28 mars 2019 Në ora: 13:18
Ish-basketbollistja e Rahovecit, Arbnora Sokoli e ka riaktivizuar klubin

Ish-basketbollistja e Rahovecit, Arbnora Sokoli e ka riaktivizuar klubin në këtë qytet pas përfundimit të punimeve në palestrën "Mizahir Isma". 
Federata e Basketbollit të Kosovës i ka ndihmuar këto vajza të reja me topa të basketbollit të FIBA Evropës në kuadër të FIBA Europe Girls' Program. 
Kjo nuk do të jetë ndihma e fundit për këto vajza të reja dhe Arbnorën nga Federata e Basketbollit të Kosovës. 
Arbnora me ish-basketbollistet e tjera të Rahovecit janë shembuj për tu ndjekur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat