Houston fiton duelin e kreut me Denver, San Antonio kap play off-in

Basketboll

Houston fiton duelin e kreut me Denver, San Antonio kap play off-in

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:29
NBA

Houston fitoi 112-85 ndaj Denver, një përballje mes dy ekipeve rivale për titull në Konferencën e Perëndimit. Nuggets e nisën mirë ndeshjen (Murray 20 pikë), por shpejt teksanët morën frencat e lojës në dorë, duke u shkëputur dhe fituan me lehtësi (Harden 38 pikë).

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 128-118 Clippers, një tjetërs fidë mes dy ekipesh “big”. Vendasit e dominuan lojën dhe merituan fitoren falë 39 pikëve të Middleton dhe 34 të Antetokounmpo.

Pa probleme fiton San Antonio, që mundi 116-110 Cleveland, sukses që mban Spurs në vendin e tetë, të fundit që të kualifikon në play off në Perëndim. DeRozan me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 24 pikët e Sexton.

Skuadra e Philadelphia, falë 39 pikëve e 13 rebound të Embiid, mposhti 123-110 Brooklyn, takim i dominuar gjatë gjithë kohës nga vendasit. Ndërsa Miami mundi 105-99 Dallas, sfidë ku diferencën e brëi Dragic, që realizoi 23 pikë e 11 rebound.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Orlando, 115-98

Philadelphia – Brooklyn, 123-110

Miami – Dallas, 105-99

New York – Toronto, 92-117

Houston – Denver, 112-85

Milwaukee – Clippers, 128-118

New Orleans – Sacramento, 121-118

San Antonio – Cleveland, 116-110

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat