Spurs mposhtin Cavs dhe janë me një këmbë në play off

Basketboll

Spurs mposhtin Cavs dhe janë me një këmbë në play off

Më: 29 mars 2019 Në ora: 13:09
Spurs mposhtin Cavs dhe janë me një këmbë në play off

Janë zhvilluar disa ndeshje interesante mbrëmë në NBA.

Sezoni i rregullt në basketbollin amerikan po i vjen fundi, teksa San Antonio Spurs hedh një hap të rëndësishëm për pjesëmarrjen në play off, duke mposhtur Cleveland Cavaliers.

Në mbrëmjen dedikuar legjendës, Manu Ginobili që në fund të stinorit të shkuar u largua nga basketbolli, pas 16 viteve të luajtura me fanellën e Spurs.

San Antonio triumfoi 116-110 ndaj Cavaliers e tashmë duket e pamundur që Sacramento Kings t’u marrin vendin e tetë.

Një sfidë më e vështirë nga ç’ishte parashikuar për San Antonion, që gjithsesi ia doli të festonte në fund. Më i miri i ndeshjes ishte  DeMar DeRozan  me 25 pikë.

Milawaukee Bucks u treguan shumë të fortë ndaj Los Angeles Clippers të cilët i mposhtën me rezultat 128-118.

Shkëlqyen për Bucks, Khris Middleton dhe Giannis Antetokounmpo, me nga 39 përkatësisht 34 pikë.

Fitore e pastër për Houston Rockets ndaj Denver Nuggets 112-85. Fantastik edhe një herë tregohet James Harden, që këtë radhë e mbylli takim me plot 38 pikë.

Philadelphia 76ers ishte fantastike në pjesën e dytë të takimit, duke fituar 123-110 ndaj Brooklyn Nets.

Lojtari i ndeshjes ishte Joel Embiid me 39 pikë dhe 13 kërcime, por kontribuan edhe J.J. Redick me 18 pikë e Ben Simmons  me 16 të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat