Harden një përbindësh për Houston, fitojnë Toronto e Clippers

Basketboll

Harden një përbindësh për Houston, fitojnë Toronto e Clippers

Më: 31 mars 2019 Në ora: 10:50
Harden, Houston

Skuadra e Clippers fitoi 132-108 ndaj Cleveland, një ndeshje e dominuar nga kalifornianët, me Harrell që realizoi 23 pikë, mbështetur edhe nga Shai me 22 pikë. Clippers, aktualisht në vendin e gjashtë, synojnë të ngjitin edhe më tej shkallët e renditjes në Perëndim. Surprizë fitorja e Brooklyn, që mundi 110-96 Boston, ndeshje me dy pamje. Pjesa e parë më e mirë për Boston, ku u dallua Hayward me 19 pikë, ndërsa në të dytin erdhi përmbysja e vendasve, me Russell që realizoi 29 pikë e 10 asist.

Toronto konsolidon vendin e dytë në Lindje, pas fitores 124-101 ndaj Chicago, takim i dominuar nga miqtë, me 7 lojtarë që realizuan mbi 10 pikë (Ibaka e VanVleet me nga 23 pikë secili). Fiton edhe skuadra e Houston, që mundi 1198-108 Sacramento, sfidë e vendosur në periodën e katërt në favor të ekipit teksan. Harden si gjithnjë magjik, autor i 50 pikëve, 11 rebound e 10 asist, më i miri në fushë. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që mundi 118-109 Minnesota, falë 25 pikëve të Harris.

NBA – Rezultatet e sotme

Clippers – Cleveland, 132-108

Brooklyn – Boston, 110-96

Houston – Sacramento, 119-108

Detroit – Portland, 99-90

Indiana – Orlando, 116-121

New York – Miami, 92-100

Chicago – Toronto, 101-124

Minnesota – Philadelphia, 109-118

Phoenix – Memphis, 115-120

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat