Celtics triumfojnë ndaj Heat

Basketboll

Celtics triumfojnë ndaj Heat

Më: 2 prill 2019 Në ora: 12:23
Foto

Fitore shumë e rëndësishme për skuadrën e Bostonit.

Boston Celtics arritën tek një fitore që u jep shpresa për vendin e katërt në Konferencën e Lindjes, njëherësh duke ua shkaktuar Miami Heat humbjen e 39-të sezonale Miami Heat e tashmë për skuadrën nga Florida vendi i tetë në Lindje është në rrezik serioz.

110-105 përfundoi ky takim në favor të skuadrës më të titulluar në NBA, e udhëhequr nga Kyrie Irving, që e mbylli takimin me 25 pikë, pa harruar dhe triple-double e Al Horford, 19 pikë, 10 asistime dhe 11 kërcime. Për Heat nuk mjaftuan 30 pikët e Goran Dragiq.

Milwaukee Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes, teksa në takimin e radhës mposhtën 131-121 Brooklyn Nets.

Giannis Antetokounmpo ishte i pandalshëm në Barclays Center të New Yorkut me 28 pikë e 11 kërcime, ndërsa Eric Bladsoe shkëlqeu me 29 pikë.

Indiana Pacers triumfuan 111-102 ndaj Detroit Pistons dhe vazhdojnë t’i bëjnë presion Bostonit për vendin e katërt.

Shtatë nga nëntë lojtarët e Pacers, që luajtën në këtë takim, kishin numër dyshifror pikësh. Bojan Bogdanovic dhe Thaddeus Young realizuan nga 19 pikë secili, ndërsa për Pistons spikati Ellington me 26 pikë.

Fitore edhe për Toronto Raptors 121-109 ndaj Orlando Magic. Danny Green rezultoi më i miri për ekipin kanadez me 29 pikë në total, duke qenë i saktë në 7 nga 10 tentativat për tri pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat