Lë jashtë Kobe Bryantin

Basketboll

Lë jashtë Kobe Bryantin

Më: 3 prill 2019 Në ora: 14:34
Lë jashtë Kobe Bryantin

Basketbollisti i Golden State Warriors, Stephen Curry, i ftuar në një takim me të rinjtë në një Universitet të Kalifornisë, ka rrëfyer ata që sipas tij janë 5 lojtarët më të mirë të historisë së NBA-së. Ajo që ra në sy është se ai ka lënë jashtë liste si shokun e tij të skuadrës Kevin Durant ashtu dhe një legjendë si Kobe Bryant.

Curry ka përfshirë në këtë listë rivalin e tij më të madh, LeBron James. Sipas Curry, pesë basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së janë: Michael Jordan, Wilt Chamberlain, LeBron James, Magic Johnson dhe Shaquille O’Neal. Ylli i Golden State, tashmë 31 vjeç, ka fituar 3 tituj kampionë në NBA në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat