Një lojtare e Bashkimit: Po na largojnë...

Basketboll

Një lojtare e Bashkimit: Po na largojnë...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 prill 2019 Në ora: 17:20
Një lojtare e Bashkimit: Po na largojnë...

Kampionia në fuqi dhe liderja e Kampionatit të Kosovës, Bashkimi nga Prizreni, duket se po përballet me një situatë të pa (zakontë), me “largimin e disa basketbollisteve”. Njëra nga basketbollistet e Bashkimit, emër i njohur për redaksinë, që dëshiron të mbetet anonime, tregon se po largohen disa lojtare nga klubi padrejtësisht.

“Me ardhjen e disa lojtareve tjera nga qytetet tjera padrejtësitë fillojnë për lojtaret e Prizrenit. Kanë filluar këtë javë me heqjen e lojtareve, emrat e të cilave nuk janë bërë publike në media”, tha basketbollistja.

“Janë tri a katër lojtare të larguara, shumë shpejt do të dalim si grup me një reagim për këto padrejtësi”, tha basketbollistja. Në faqen zyrtare të klubit Bashkimi që pretendon ta mbrojë titullin, nuk ka asnjë informacion në lidhje me largimin e ndonjë lojtares, gjë që pritet kjo të konfirmohet ka apo jo largime! Megjithatë, klubi i ka rregullat e veta dhe do të sqarojë rastin se cilat nga lojtaret është larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat