Humbje e thellë e Kastriotit, Bashkimi afër finales

Basketboll

Humbje e thellë e Kastriotit, Bashkimi afër finales

Më: 4 prill 2019 Në ora: 18:23
Humbje e thellë e Kastriotit, Bashkimi afër finales

Bashkimi nga Prizreni të enjten ka shënuar fitore bindëse ndaj Kastriotit me rezultat 89:41 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të play-offit në Ligën e Femrave në basketboll.

Basketbollistet prizrenase kanë dominuar prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kështu pa ndonjë problem të madh kanë arritur deri te fitorja.

Ndërkaq gjysmëfinalja tjetër, Prishtina – Penza ka nxjerr për fituese basketbollistet bardhekaltra.

Ndeshjet e kthimit do të luhen në këtë fundjavë, ndërsa skuadrat që shënojnë dy fitore do të radhiten në finalen e madhe.

Kampione në fuqi janë basketbollistet e Bashkimit, derisa ato të Prishtinës në këtë edicion janë stolisur me trofeun e Kupës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat