Ferizajaset shkruajnë histori, kërkojnë vëmendje më të madhe nga institucionet lokale dhe qendrore 

Basketboll

Ferizajaset shkruajnë histori, kërkojnë vëmendje më të madhe nga institucionet lokale dhe qendrore 

Më: 5 prill 2019 Në ora: 11:46
Ferizajaset shkruajnë histori, kërkojnë vëmendje më të madhe nga institucionet lokale dhe qendrore 

Basketbollistet e Kastriotit të Ferizajt për herë të parë që nga paslufta kanë arritur që të sigurojnë një vend në fazën përfundimtare të garave në Ligën e Femrave.
Pra vashat ferizajase, ndonëse në moshë të re kanë arritur të hyjnë në play-off dhe kështu ti matin forcat në gjysmëfinale me ekipin kampion në fuqi, Bashkimin nga Prizreni.
Pavarësisht disfatës në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj prizrenaseve, vashat e Kastriotit janë krenare me gjithë këtë të arritur duke marr parasysh edhe moshën e re të kësaj skuadre dhe kur merret parasysh fakti se bartëse të lojës janë lojtaret me moshën prej 14 deri 17 vjeç, si Agnesa Rrahmani, Fjolla Ajeti dhe Anita Grainca.
Pikërisht këto tri basketbolliste do të jenë lojtare bartëse të Përfaqësueseve të Kosovës në grupmoshat U16 dhe U18, përderisa që të trija e synojnë një vend edhe në Përfaqësuesen U20, e cila do të ketë rastin të luaj si nikoqire, pasi Kosova është organizatore e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B që do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 gusht 2019.
Trajnerja e KB Kastrioti, Kimete Haliti, ish-basketbolliste dhe kampione e shumëfishtë me KB Universitetin (tashmë KB Prishtina) ka thënë se i gjithë ky sukses është arritur me përkushtim të madh të vajzave, që asnjëherë nuk janë ndalur së punuari, por edhe vullnetit të tyre të madh dhe dëshirës së madhe për të luajtur basketboll.
Haliti në të njëjtën kohë ka bërë apel tek institucionet e vendit, si ato lokale, po ashtu edhe qendrore, si dhe sponsorëve që t’i dalin në përkrahje sportit femëror, e në këtë rast basketbollit.

Ajo ka shtuar se përderisa nuk mungon dëshira dhe vullneti për punë nga ana e vajzave, atëherë krejt çfarë ato kërkojnë është vëmendje dhe përkrahje nga institucionet, si dhe nga sponsorë e donator të ndryshëm.
Basketbollistet e Kastriotit në 16 xhiro të edicionit të rregullt ka arritur të shënojë 9 fitore e 6 humbje, duke lënë pas vetes Trepçën, Vëllaznimin, Sferën, Dritën dhe Vushtrrinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat