Lamtumirë pas 22 viteve!

Basketboll

Lamtumirë pas 22 viteve!

Nga: K. G. Më: 6 prill 2019 Në ora: 13:51
Lamtumirë pas 22 viteve!

Çdo fillim e ka edhe një fund si sportist aktiv! Në faqen e klubit të basketbollit Rahoveci, që garon në elitë, konfirmohet se do të pensionohet fanella me numër 7.
“Në një ditë të veçantë për familjen e tij drejtuesit e KB Rahoveci i kanë dorëzuar kapitenit legjendar të klubit Blerim Delibeqa, fanellën me numër 7 të cilën do ta pensionojnë dhe nga edicioni i ardhshëm nuk do ta bartë asnjë basketbollist në shenjë nderimi për kontributin e tij dhënë në Klubin e Basketbollit Rahoveci.

Delibeqa pas një karriere të bujshme 22 vjeçare është pensionuar sivjet nga loja aktive, ndërsa sot vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e klubit në cilësinë e asistent trajnerit”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat