Prizrenaset, finalistët e para

Basketboll

Prizrenaset, finalistët e para

Më: 6 prill 2019 Në ora: 18:23
Prizrenaset, finalistët e para

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni është skuadra e parë që e ka siguruar një vend në finalen e madhe të play-offit në Ligën e Femrave pasi që e ka mposhtur Kastriotin edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale. 
Takimi i zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren ka përfunduar me rezultat 96:49.

Basketbollistja me efikase në radhët e Bashkimit ishte Danisha Shaw me 31 pikë, 7 asistime dhe 5 kërcime.
Fjolla Ajeti ishte me e dalluara te Kastrioti me 20 pikë, 13 kërcime dhe 4 asistime. 
Bashkimi tani do ta pret fituesin e gjysmëfinales tjetër, Penza - Prishtina (0:1).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat