Z Mobile Prishtina nuk lejon befasi

Basketboll

Z Mobile Prishtina nuk lejon befasi

Më: 7 prill 2019 Në ora: 19:30
Z Mobile Prishtina nuk lejon befasi

Lideri i stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës, Z Mobile Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:77 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 26-të. Më të merituarit në radhët e ekipit nga kryeqyteti ishin Dardan Berisha me 31 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Bashir Ahmed me 22 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim.

Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Bambale Osby me 17 pikë, 11 kërcime e 3 asistime dhe Garrius Halloman me 15 pikë, 5 asistime dhe 2 kërcime.

Prishtina nuk njeh humbje nga 26 ndeshje ka po aq fitore dhe udhëheq kreun me 52 pikë, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 44 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat