Shkruhet historia në NBA, ja çfarë është arritur nga ky sezon

Basketboll

Shkruhet historia në NBA, ja çfarë është arritur nga ky sezon

Më: 11 prill 2019 Në ora: 20:52
NBA

Kanë përfunduar 82 xhirot e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Pas 82 xhirove të luajtura në kuadër të sezonit të rregullt, 16 skuadra kanë siguruar një vend në fazën ‘play off’.

Megjithatë, sezoni i vitit 2019 do të mbetet në histori, si një nga sezonet që pati ‘eksplodim’ në ofensiven e skuadrave.

Madje, ky edicion, mund të shënohet edhe si pika kthyese në NBA, për të shënuar epokën e re të kësaj lige.

Për herë të parë na historinë e këtij kampionati, secila skuadër ka regjistruar më shumë se 100 pikë për ndeshje.

Lojtarët si James Harden, Giannis Antetokounmpo, Kevin Durant e LeBron James dhuruan spektaklin edhe këtë edicion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat