Derbi luhet në Mitrovicë - Bota Sot
Derbi luhet në Mitrovicë

Basketboll

Derbi luhet në Mitrovicë

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:51
Derbi luhet në Mitrovicë

Ndeshja ndërmjet AFK Boreas dhe Golden Eagle Yllit nesër do ta hapë javën e 28-të të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 17:00, ndërsa me fillim nga ora 19:00 zhvillohet dueli tjetër Z Mobile Prishtina – Ponte Prizreni në kryeqytet. Derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën në Mitrovicë, nga ora 17:00, ku Trepça e pret Bashkimin. Në duelin tjetër, që nis në orën 15:00, Lipjani është nikoqir i Rahovecit.

Pas 27 javëve të zhvilluara në Superligën e Kosovës, Z Mobile Prishtina vazhdon të kryesoj në renditjen tabelare, pas asnjë humbje dhe me 54 pikë të tubuara, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli që ka 19 fitore e 8 humbje dhe 46 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...