Ndau rrugët me Lakers, Walton është afër të bëhet trajner i kësaj skuadre të NBA

Basketboll

Ndau rrugët me Lakers, Walton është afër të bëhet trajner i kësaj skuadre të NBA

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:21
Luke Walton

Mbrëmë faqja zyrtare e Los Angeles Lakers kanë bërë të ditur se kanë ndarë rrugët me trajneri Luke Walton.

Pasi Lakers dështuan të sigurojnë një vend në garat e ‘Play Off’, nga skuadra dhanë dorëheqje Magic Johnson dhe u shkëput bashkëpunimi me kryetrajnerin.

Por, vetëm një ditë pas ndarjes me Lakers, Walton po flitet se është afër të marrë drejtimin e një tjetër skuadre të NBA.

Adrian Wojnarowski raporton se është skuadra e Sacramento Kings ajo që i ka bërë një ofertë ish trajnerit të Lakers.

Zyrtarizimi për këtë gjë pritet të ndodh gjatë këtij vikendi, raporton gazetari i ‘ESPN’.

Mbetet të shihet nëse këto raportime do të jenë të sakta dhe Walton do të marri drejtimin e Kings.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat