Rikthim fantastik i Clippers në fitoren ndaj Warriors

Basketboll

Rikthim fantastik i Clippers në fitoren ndaj Warriors

Më: 16 prill 2019 Në ora: 12:23
Foto

Një triumf i pabesueshëm për skuadrën nga Los Angeles.

Rezultati befasues i mbrëmjes u arrit në Oracle Arena, ku Los Angeles Clippers arritën një rikthim historike përballë kampionëve në fuqi, Golden State Warriors, 131-135, duke barazuar serinë në 1-1.

7 minuta e 31 sekonda para përfundimit të çerekut të tretë, pas një gjuajtje të lirë të realizuar nga Kevin Durant, u duk se sfida praktikisht ishte mbyllur, pasi rezultati ishte 94-63 në favor të Warriors, pra me një diferencë të frikshme prej 31 pikës.

Por pikërisht në këtë moment nis spektakli i Clippers, të udhëhequr nga Lou Williams me 36 pikë në total, i mbështetur edhe nga Montrezl Harrell me 25 pikë e 10 kërcime.

Golden State dukej i bllokuar, i paaftë për të përballuar stuhinë e kalifornianëve, që arrijnë të barazojnë 128-128 me Williams kur kishte mbetur edhe 1 minutë e 10 sekonda lojë.

Stephen Curry realizoi 29 pikë, por që në fund nuk patën asnjë efekt për skuadrën e tij që tani do të luajë dy ndeshjet e radhës në Staples Center.

Philadelphia 76ers, pas paraqitjes aspak bindëse në takimin e parë me Brooklyn Nets, barazuan serinë me një fitore mbresëlënëse 145-123, falë rikthimit mbi parket të Joel Embiid, që shënoi 23 pikë e 10 kërcime. Diferenca në këtë përballje u bë në çerekun e tretë,të cilin 76ers e fituan 51-23.

Deri në fund Nets u dukën të dorëzuar dhe nuk mundën që asnjëherë të riktheheshin në lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat