Reali komod

Basketboll

Reali komod

Më: 20 prill 2019 Në ora: 18:56
Pamje nga një ndeshje

Pas ndeshjeve të dyta çerekfinale të Euroleague, ekipi kampion i Real Madrid është i vetmi që udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve. Skuadra “merengues” fitoi 78-63 ndaj Panahtinaikos në sfidën e dytë të luajtur në Madrid. Ndeshje e dominuar nga Reali ku u dallua Campazzo me 13 pikë e 9 asist, më i miri në fushë.

Fitore surprizë jashtë fushe e Zalgiris Kaunas, që mundi 74-72 Fenerbahce në Stamboll. Sfidë e dominuar nga lituanezët, që u shkëputën gradualisht me kalimin e minutave, duke korrur një fitore të rëndësishme. Ulanovas me 20 pikë ishte lider në fushë për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 18 pikët e Datome për turqit.

Humbet edhe CSKA Moskë, që në fushën e saj u mund 78-68 nga Baskonia Gasteiz, që barazon 1-1 serinë e ndeshjeve. Skuadra spanjolle, ku do të zhvillohet faza “final four”, bëri një ndeshje të mirë, ku u dallua Hilliard me 16 pikë, mbështetur edhe nga Poirier me 14 pikë e 15 rebound.

Barazim 1-1 me ndeshje edhe në sfidën mes Anadolu Efevs e Barcelona, me spanjollët që fituan në sekondat e fundit 74-72 jashtë fushe. Një ndeshje e ekuilibruar nga minuta e parë deri tek e fundit, por diferencën e bëri Hanga, që realizoi 17 pikë për skuadrën “blaugrana”. Për turqit u dallua Larkin me 18 pikë, por që mbetën për statistikë,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat