Thirrje e turpshme dhe katastrofë kundër shqiptarëve!

Basketboll

Thirrje e turpshme dhe katastrofë kundër shqiptarëve!

Më: 23 prill 2019 Në ora: 13:42
Pamje

“Vriti, vriti shqiptarët” – thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen e basketbollit

Lojtarët e basketbollit të ekipit të Buducnostit nga Podgorica, u pritën në sallën “Aleksandar Nikolić” të Beogradit me fishkëllima e ofendime nga tifozët e Crvena Zvezdas.

Tifozët e ekipit nga Beogradi madje iu drejtuan basketbollistëve të ekipit nga Mali i Zi duke i ofenduar ata me epitete si “Siptari, Siptari”, shkruan Insporti. Menjëherë pasi dolën nga autobusi dhe pasi iu drejtuan koridorit, ekipi i Buducnostit u prit me fishkëllima dhe fyerje nga tifozët e ekipit serb, raportoi një farë Tanjug nga vendi i ngjarjes.

Situata e tensionuar nuk u qetësua edhe gjatë ndeshjes, kur filluan të hedheshin shkrepëse dhe gota të plastikës nga tribunat.

Këto situata nuk u shmangën përkundër masave të rrepta të sigurisë, që ishin të pranishme në pothuajse çdo hap.

Ngjashëm kishte ndodhur edhe në ndeshjen e kaluar të ABA League, ditë më parë, në Podgoricë.

Disa tifozë tentuan të afroheshin drejt bankinës së Crvena Zvezdas, derisa policia arriti t’i qetësojë.

Në ndeshjen e djeshme, në sallën “Aleksandar Nikoliç” në Beograd ku të pranishëm ishin 6500 shikues, ekipi i Crvena Zvezdës e mundi ekipin nga Podgorica, por përveç rezultatit ato që kanë rënë në janë thirrjet raciste “vriti, vriti shqiptarët”. Më poshtë mund ta shihni pjesë të atmosferës së tensionuar në sallën ku u përballën serbët e malazezët e ku virtualisht ishin pjesë edhe shqiptarët dhe thirrjet për vrasje të tyre.

Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i FIBA-s për këto thirrje raciste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat